Opinion - Dhuro, te ndihmosh nje jete! (08 nentor 2017)

RTV KLAN 2018-05-08

Views 2

Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Emision LIVE nga Blendi Fevziu në KLANHD & TVKLAN; Të ftuar: Fjodora Fjora, Arber Hajdari, Hueyda El Saied, Gentian Zenelaj, Jonida Filipi, Paulin Vilajeti, Oriela Cano, Dom Gjergj Meta

Emisioni ?Opinion? ka ndërmarrë sot një nismë shumë të veçantë dhe të rëndësishme për të ndihmuar një familje që jeton në kushte ekstreme të varfërisë. Mes sëmundjeve, mungesës së një shtëpie, pamundësisë për t?u ushqyer dhe për të shkolluar fëmijët e tyre Dritan dhe Behije Bicaku kërkojnë ndihmë. ?Opinion? ka vendosur ta trajtojë rastin e sugjeruar nga ?Fundjavë Ndryshe? duke i bërë thirrje gjithë shqiptarëve që sipas mundësive të ofrojnë ndihmën e tyre për të përmirësuar jetesen e kësaj familjeje. Sensibilizimi i atyre që e kanë ndjekur emisionin ka qenë i lartë për të marrë përsipër ndërtimin e një shtëpie për familjen Bicaku, por ajo që drejtuesi i emisionit ka vënë në dukje ka qenë audienca, e cilësuar prej ti si më e ulëta në 60 ditët e fundit. Në një kohë kur shqiptarët rendin pas lajmeve rozë apo kronikave me vrasje, duket se interesi i tyre për shtresat në nevojë është i ulët. Me sa duket indiferenca sociale është ende një problem që shqiptarët do të vazhdojnë ta vuajnë edhe për ca kohë.

Emisioni ?Opinion? ka ndërmarrë sot një nismë bamirësie në ndihmë të një familjeje të varfër në fshatin Thanasaj të Lushnjës. Përmes thirrjes publike në emisionin live do të synohet ndihma konkrete e familjes me 7 anëtarë, identifikuar nga nisma ?Fundjavë Ndryshe?. Për të njohur më mirë Dritanin dhe fatin e familjes së tij, problemet e 4 femijeve dhe nenes se tij te semure, vjen kronika e realizuar në Thanasaj të Lushnjës nje ditë më parë.

Pamjet e një varfërie ekstreme të familjes së Dritan Bicakut në fshatin Thanasaj të Lushnjës, transmetuar mbrëmjen e sotme në emisionin ?Opinion? në TV Klan, kanë sjellë edhe ndihmat e para për këtë familje. Ndihma e parë ka ardhur nga TV Klan, i cili është solidarizuar me thirrjen që emisioni ?Opinion? ka bërë për të ndihmuar këtë familje, e cila përbëhet nga 7 anëtarë. Klan në shenjë mbështetje për familjen Bicaku, bëri me dije, se u siguron atyrë dhomën e fëmijëve dhe një sasi ushqimore të konsiderueshme.

Të shumta kanë qenë ndihmat apo shumat që kanë ardhur në ndihmë të kësaj familje, por ajo që ka bërë më tepër përshtypje ka qenë gatishmëria e reperit te njohur Noizy i cili ka ofruar ndërtimin e të gjithë shtëpisë së kësaj familje të varfër. ?Mblidhni çfarë ju kanë premtuar, por do ta ndërtojë unë shtëpinë të gjithën?, thuhej në mesazhin e Noizyt. Por duke qenë së ndihmat e ardhura janë duke i plotësuar nevojat për ndërtimin e kësaj shtëpie, Drejtuesi i ?Fundjavë Ndryshe? Arbër Hajdari ka sugjeruar një tjetër ide, që të ardhurat e Noizyt të kalojnë për një familje tjetër sepse të tilla ka shumë në Shqipëri. Kujtojmë që Noizy ka qenë i gatshëm të ofroj ndihmën e tij me shuma monetare në disa raste fakeqësie apo vështirësie ekonomike.

Huyeda El Saied, mbrëmjen e sotme, ka deklaruar...

Share This Video


Download

  
Report form