Report TV - Letra/Qytetarët e Vlorës: Gruaja e Bashës kushërirë e Habilajve

Report TV 2018-05-08

Views 0

Deputeti socialist në qarkun e Vlorës, Fate Velaj, ka akuzuar kreun e PD, Lulzim Basha, si të lidhur me grupin kriminal Habilaj. Gjatë fjalës së tij në seancën plenare, Velaj lexoi letrën e qytetarëve të zonës së tij elektorale, ku zbuloi disa të dhëna të pa publikuara më parë.

Në letër flitej për lidhjet farefisnore të gruas së Bashës me Habilajt, ndihmën ndaj tyre në periudhën e Piramidave dhe lidhjet e tij me ta kur ishte ministër i Brendshëm. Sipas ligjvënësit të PS, PD ka ndihmuar Habilajt që në kohën e Piramidave të famshme me anë të Piramidës ?Alimuça?.

Ndër të tjera, në letrën e qytetarëve thuhej se bashkëshortja e Bashës është kushërirë e një personi me mbiemrin Alimuça dhe që është edhe kushëri i Habilajve.
?Banorët i thonë Bashës: ?Mos u nxito para se të japësh përgjigje ,sepse mund të përdoret në hetimin të cilin jemi të sigurtë se do të thellohet?. Por letra vazhdon më tej me të reja të tjera. Sipas letrës së lexuar nga Velaj, ?Basha duhet të pyesë vjerrën e tij se çfarë e lidh nënën e saj me fisin Habilaj? . Pyete pak edhe vjerrin tënd si i njëh Habilajt dhe Alimuçajt e Vlorës?. Pyetet pak kunatin se kush ishin të fortët që I dolën në krah, teksa ndërtohej hoteli në det? ?

Me tej në letrën e lexuar nga Velaj në Kuvend, qytetarët shprehen se ?Basha i njihte Habilajt qëkur ishte ministër i brendshëm dhe ata e bridhnin detin ngarkuar sikur ta kishin të babait. Çpati Zagani që përmendi një qokë të policisë së Durrësit për ta kur ti ishe në pushtet Lulzim?, vazhdon letra. Në fund të letrës qytetarët shprehen se e njohin mirë historinë dhe se pasi të përgjigjet Basha për këto, kanë edhe ca pyetje të tjera. Tani radhën e ka Basha të tregojë lidhjet e tij?, shkruhet në letrën e lexuar nga deputeti Velaj.

Share This Video


Download

  
Report form