Komisioni i Sigurisë është përfshirë sërish sot nga debatet e forta mes shumicës dhe opozitës, ndërsa PD dhe LSI janë larguar nga mbledhja.
Debatet në komision nisën në momentin që kryetarja Felaj i dha fjalën deputetes së PS, Gjebrea. Noka kundërshtoi Felajn duke pretenduar se radha i takonte një deputeti të PD. Kaq ka mjaftuar që dy palët të përfshihen në akuza të forta, ndërsa në fund opozita është larguar.