Kontrabande me veshjet, pranga 3 doganiereve dhe policit

RTV KLAN 2018-05-08

Views 3

Shtatë persona kanë përfunduar në prangat e policisë mbrëmjen e së enjte në Kapshticë, për akuzën e kontrabandës . Në mesin e tyre janë 3 doganierë, 1 punonjës policie, 3 tregtare. si dhe 2 të tjerë u shpallën në kërkim.

Të arrestuarit janë Flobenc Gaxho, 45 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë përgjegjës turni në doganën Kapshticë; Fredi Blushi, 56 vjeç, me detyrë doganier në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë; Gentian Keco, 33 vjeç, banues në fshatin Baban, Devoll me detyrë doganier.

Sali Dervishi, 53 vjeç, banues në Zëmblak, Maliq, me detyrë punonjës policie, kontrollor në Kapshticë;

Klodian Korçari, 42 vjeç, banues në Bulgarec, Korçë; Xhuliano Skënderasi, 34 vjeç, banues në Vloçisht, Maliq; Gazmir Shkëmbi, 34 vjeç, banues në Dvoran, Korçë;

Ndërsa G.A., 32 vjeç dhe S.Sh., 53 vjeç, u shpallën në kërkim.

Këta persona, sqaron policia, u ndaluan në hyrje të qytetit të Bilishtit, duke transportuar në bashkëpunim 22 ngarkesa me veshje të ndryshme kontrabandë. Malli u sekuestruan, sëbashku me mjetet ?Mitsubishi? me targë AA 478 HV; ?Volkswagen? me targë AA 857 FI dhe një mjet kamion me targë AA 233 PT.

Ngarkesa me veshje u transportua nga Greqia në drejtim të Shqipërisë, përmes Pikës së Kalimit Kufitar të Kapshticës.

5 personat në fjalë, sipas policisë e sillnin sasinë e veshjeve deri në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës me një kamion, të cilin e parkonin në doganën greke dhe më pas brenda ditës kalonin 3-4 herë drejt tokës shqiptare mallrat, me mjete të tjera më të vogla transportuese. Mallrat janë futur kontrabandë nëpërmjet Degës Doganore Kapshticë pasi nuk kanë kryer praktikat doganore.

Share This Video


Download

  
Report form