Lefter Sota çon dokumentet ne Prokurori

RTV KLAN 2018-05-08

Views 4

Lefter Sota ka dorëzuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda një memo ku sqaron burimin e 863 mijë eurove, të cilat u gjetën rreth një jave më parë në makinën e djalit të tij, Orestit.

Materiali i është dorëzuar organit të akuzës nga avokati i biznesmenit dhe janë bashkangjitur fatura, historiku i trasfertave të kompanisë së tij. Në këto dokumente biznesmeni pretendon se shpjegohet burimi nga vijnë 863 mijë eurot të cilat janë bllokuar nga Prokuroria. Biznesmeni ka referuar të dhena për një kompani të tijën e cila rezulton se ka marrëdhënie financiare me kompaninë ?Kurum?.

Por administratorja e Kurum dhe financieri kanë kundërshtuar pretendimin e Orest Sotës se paratë ishin per një pagesë tek kjo kompani. Sipas dëshmisë që ata kanë dhënë, ?Kurum? nuk kryen pagesa në cash në shifra të tilla, por vetëm me anë të bankës. Orest Sota po heton nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për llogari të dosjes ?Habilaj?. Kjo për faktin se në makinë përveç parave iu gjetën dy patenta lundrimi të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Share This Video


Download

  
Report form