stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD;
Kronikë e plotë: http://tvklan.al/stop-emisioni-49-sezoni-3/ ?
Ermira Shehaj nga Ballshi, mësuese në shkollën ?Besëlidhja, denoncon se pas 10 vjetësh punë në këtë shkollë në lëndën e bio-kimisë, për të cilën është diplomuar, e kanë nxjerrë jashtë profilit pa të drejtë. Ermira tregon se ka dalë e para në portalin e rrethit Mallakastër e Fier, por aktualisht është me kontratë 3-mujore dhe jep edukim fizik.
Pas disa ankesave, Zyra Arsimore Mallakastër ka marrë urdhër të sistemojë në punë Ermirën. Drejtoresha e shkollës, Etilda Dishaj thotë se ishin shumë mësues bio-kimie, ndaj u sakrifikua Ermira Shehaj.
Në komunikimin me drejtuesin e ZA Mallakastër, ky i fundit i kërkon gazetares autorizim. Pas një situate në kufijtë e absurdit, kreu i ZA, Gentian Dervishi thotë se Ermira Shehaj ka dalë jashtë profilit nga shkolla e tani mund të aplikojë për mësuese ndihmëse ku ka nevojë??!
?Quhem Ermira Shehaj. Kam studiuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, dega Biologji ? Kimi. Në vitin 2008 kam ardhur në shkollën 9 ? vjeçare ?Besëlidhja?. Jam emëruar mësuese definitive për lëndët Biologji ? Kimi dhe pas 10 vitesh pune, ku në profil isha mbi 50 % të orëve të mia, u vendos që unë duhet të largohesha jashtë profilit padrejtësisht.
Këtë vit janë bërë emërimet për mësues ? ndihmës, ku shumë mirë mund të isha futur dhe unë, pasi jam e kualifikuar me shkallën e dytë të kualifikimit, ?shumë mirë?, pra 10 ? vjeçar.
Dhe më kryesorja, jam fituese e portalit, e para me pikë nga lëndët e mia, por jo vetëm, edhe nga të gjithë lëndët e tjera të mësuesisë në Mallkastër dhe po ashtu në qarkun Fier.
Por aktualisht jam përsëri me kontratë 3 ? mujore, duke dhënë lëndën e Edukimit Fizik.
Pas ankimimeve që kam bërë në Zyrën Arsimore Mallakastër, Ministrinë e Arsimit dhe Sportit dhe në Komisionerin e Mbrojtjes për Diskriminim, përgjigjia që është kthyer është që vendi i parë i mundshëm që do të hapet, unë duhet të rregullohesha patjetër, jo si kryefamiljare, por sepse e meritoj, duke qenë e para në listë, e renditur nga portali ?Mësues për Shqipërinë?.
Gazetarja e emisionit ?STOP? i është drejtuar shkollës ?Besëlidhja? në Ballsh për të komunikuar me drejtoreshën e saj, Etilda Dishaj.
?Kur unë jam emëruar drejtuese e shkollës, më është kërkuar që të bëj zbatimin me përpikmëri të udhëzimit?, shprehet drejtoresha, e cila shton se në këtë shkollë kanë qenë 3 mësues bio-kimie, por nuk ka patur ngarkesë. Sipas udhëzimit, Dishaj ka ndarë ngarkesën, duke respektuar normën mësimore e duke mbajtur të punësuar ish ? nëndrejtorin e shkollës dhe një mësuese tjetër. Por mësuese Shehaj thotë se nëndrejtori ka ardhur më pas, ndaj nuk kishin pse të sakrifikonin atë.
E pyetur nga gazetarja se përse konkurojnë mësuesit në portal kur nxirret i pavlefshëm, drejtoresha thotë se për këtë mbajnë përgjegjësi organet e tjera, të cilat...