Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Velipojë, kapen 1500 kg drogë, midis 6 të arrestuarve një oficer policie
Një sasi prej 1502 kg drogë është kapur nga policia e Shkodrës dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në Velipojë. Lënda narkotike ishte vendosur pranë një hoteli, ndërsa kanë përfunduar në pranga 6 persona midis tyre një punonjës policie. Tre persona të tjerë janë shpallur në kërkim. Vlen për t?u theksuar se një pjesë e madhe e të arrestuarve janë nga Vlora, krahas atyre nga Shkodra. Policia i arrestuar është shtetasi Enriko Zyle, oficer policie në pranë drejtorisë së emigracionit dhe kufirit, i cili në momentin që është pikasur nga kolegët e tij ka tentuar të largohet me shpejtësi e për pasojë mjeti i tij është dëmtuar.
Në pranga përfunduan shtetasit:
Sokol Ujka,
Enriko Zyle
Arbër Bozhanaj,
Gerti Danaj
Dervish Gjolekaj
Drejtori i Policisë së Shkodrës sqaroi: Në një automjet furgon në pronësi të J.B, 20 vjeç lindur dhe banues në Vlorë u gjet një sasi e madhe droge. Gjithashtu në oborrin e këtij objekti u sekuestruan edhe dy automjete në pronësi të shtetasit Sokol Hykaj banues në Velipojë.
Shërbimet e policisë janë vënë në ndjekje të automjetit Golf, në përdorim të punonjësit të policisë Enriko Zyle, i cili në përpjekje për t?u larguar me shpejtësi ka humbur kontrollin e mjetit. Ky punonjës policie është implikuar në këtë veprimtari kriminale
Vijon puna për kapjen e tre shtetasve të shpallur në kërkim.
Lënda narkotike do të trafikohej në Itali me skaf.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/velipoje-kapen-1500-kg-droge-midis-6-te-arrestuarve-nje-oficer-policie