Rama prezanton projektin per “Rrugen e Arbrit”

RTV KLAN 2018-05-08

Views 0

Pavarësisht vonesave për nisjen e punimeve në ?Rrugën e Arbrit?, kryeministri Rama thotë se qeveria e tij i?a ka dalë mbanë të realizojë një projekt tërësisht të ri, me kosto shumë më të ulët nga ai që paraardhësi I tij i la në zyrë. Prezantimin e këtij projekti, kreu i qeverisë e bëri nga Bulqiza, ku premtoi se brenda tre viteve ky aks rrugor do ta kthejë këtë zonë në një lagje të kryeqytetit.

Akset kombëtare që lidhin Veriun, Jugun e Juglindjen me Tiranën do t?i nënshtrohen ndërhyrjeve, pasi sipas kryeministrit ato janë ndërtuar jashtë çdo standarti europian nga paraardhësi i tij. Në kuadër të programit 1 miliard euro, Rama iu kundërpërgjigj edhe akuzave të kreut të demokratëve.



Më herët gjatë një bashkëbisedimi me banorë të Dibrës kryeministri tha se reforma e ujit nuk do të prekë ata qytetarë që kanë një pus për konsum familjar apo vaditje, por vetëm bizneset, ndersa u dha pergjigje edhe disa prej shqetesimeve të banorëve.

Gjatë qëndrimit në Dibër kryeministri inspektoi edhe punimet për rrugën e Ulëzës.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form