Report TV - Burg gjyqtarit Miri, Avokati Visha: Paratë të ligjshme,vuan nga tumori

Report TV 2018-05-08

Views 3

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë sot masën e sigurisë ?Arrest me burg? për gjyqtarin Shkëlqim Miri. Pas përfundimit të seancës, avokati i gjyqtarit, Ardian Visha ka deklaruar për mediat se ndalimi i gjyqtarit ishte i paligjshëm dhe se nuk kishte prova të mjaftueshme për ta lënë Mirin në burg pasi paratë e gjetura në shtëpinë e tij ishin të justifikuara me ligj.

Sipas avokatit Visha një pjesë e shumës së gjetura në shtëpinë e gjyqtarit ishin të tijat, ndërsa pjesa tjetër ishin pjesë e një marrëveshje kontraktuale me një familjar, ndërsa shton më tej se shuma gjetur do të përdorej për kurimin e gjyqtarit Miri, pasi është i sëmurë me tumor në kokë.
?Për ne ka një mungesë motivacioni logjik të prokurorisë. Ka një boshllëk pa asnjë veprim të grupit hetimorë. Nuk ka arsye dhe logjike. Rezultati për kontroll banese duke shfrytëzuar edhe presionin mediatik u përdor nga prokurori për të kërkuar këtë masë arresti. Shuma e parave është relative në kushtet e kohës sonë kapitaliste ku jetojmë, ky gjyqtar ka kohe që punon. Nuk është paraja e tij e gjitha. Një pjesë ishin të tijat ndërsa të tjerat ishin pjesë e një marrëveshje kontraktuale me një familjarë. Parat do të përdoreshin për kurimin e tij. Po të kishte prova për arrestim ta bënin para kontrollit të banesës ose paralelisht, jo kështu. Para së gjithash kërkonim nga prokuroria të mbështeste në prova qëndrimin e saj e të interpretoi pse kontroll banese në nëntor për një ngjarje të ndodhur në maj? Parat e gjetura janë të familjarëve të gjyqtarit. Veprimi është i ligjshëm?, tha avokati mbrojtës i Mirit, Ardian Visha.

Policia e vuri në pranga Shkëlqim Mirin mbrëmjen e së enjtes me akuzën e Korrupsionit. Përpara hetuesve, gjyqtari është përlotur, duke thënë se paratë ishin të një të afërmi dhe se ai kishte vetëm 3 milionë lek të reja kursime.

Share This Video


Download

  
Report form