Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nga Dibra, ku qeveria ndodhet prej ditës së premte, kryeministri Rama përmes komunikimit javor foli për kazanët politikë të cilët sipas ziejnë llafe dhe gënjeshtra.
Por kjo vjeshtë histerike e politikës, tha Rama, nuk do të stepë qeverinë e tij e cila mbetet e vendosur për tu shkuar deri në fund përgjegjësive të marra nga vota e qytetarëve me 25 qershor.
Rama: Është vërtet për të ardhur keq kur sheh kazanin e politikës të ziejë në vorbullën e llafeve pa mbarim dhe gënjeshtrave pa asnjë kursim. Ndërkohë që shqiptarëve politika u duhet për të bërë shtetin, për të rritur punësimin dhe garantuar mirëqënien e familjeve të tyre. Kjo vjeshtë histerike e politikës dhe as politika histerike tradicionale e kacafytjes për karriget e humbura dhe jo për idetë e pasura nuk mund të na pengojë dhe nuk do të na pengojë të bëjmë detyrën tonë, të mbajmë të plotë përgjegjësinë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/rama-nga-dibra-vjeshta-histerike-e-politikes-nuk-na-pengon-ne-detyrat-tona