Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Rrjeti i amortizuar elektrik është kthyer në një rrezik potencial për banorët e fshatit Ishull Lezhë. Banorët thonë se përcjellësit e energjisë këputen sa herë që fryn erë apo bie shi, duke u kthyer në kërcënim për ta.
Banor: ?Telat nuk janë ndërruar, sa herë që bie shi këputen.?
Një tjetër shqetësim është kabina e energjisë elektrike, që ndodhet në mes të zonës së banuar dhe tërësisht e hapur, ku njoftimi ?rrezik vdekje? është vërtetë potencial.
Banorët e Ishull Lezhës thonë se problematika është më e theksuar gjatë muajve të dimrit, pasi për shkak të kushteteve atmosferike energjia shkëputet herë pas herë duke i lënë në errësirë për orë të tëra
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/lezhe-rrjeti-elektrik-i-amortizuar-kercenim-banoret