"Buxheti 2018 duhet të administrohet nga Prokuroria, FBI, DEA si një provë ligjore për paratë e drogës së Edi Ramës". Kështu u shpreh kryetari i PD, Lulzim Basha gjatë një dalje për mediat nga selia blu. Basha tha se paratë e drogës do blejnë ekonominë publike si dhe po investohen në biznese të ndershme.
Sipas tij, projekti 1 mld dollarë i qeverisë është mekanizmi për pastrimin e parave të krimit në tenderë publikë dhe koncesione. "Edi Rama do ta përdorë 2018 për të pastruar miliardat e drogës, të këtij konsorciumi oligarkik, ku në qendër është Edi Rama dhe qeveria. Ekonomia po kriminalizohet nga oligarkë dhe trafikantë që blejnë biznese të ndershme me paratë e drogës.
E nisi me kultivimin e kanabisit, por nuk është më kjo veprimtaria kryesore. Me paratë e drogës në 2015 2016, krimi ka kaluar në dy fusha të tjera, në trafikun e heroinës dhe kaokainës, dhe së dyti në kafshimin e ekonomisë publike dhe private të qytetarëve. Krimi po zhvendoset në bankat e qytetarëve, nga parcelat në male, po zhvendoset në mes të shesheve dhe në programin famshëm 1 mld euro të Edi Ramës. Kjo do të thotë se nëse një furgon që fërgon peshk nëse kalon xhiron 2 mln në vit, duhet të futet në TVSH, Klement Balili, "Santa Quaranta" e dhjetëra të tjera që do krijohen, për 10 vjet s'do paguajnë tatim fitimi dhe TVSH-në do e paguajnë 6%", u shpreh Basha.
Sipas tij, buxheti i vitit të ardhshëm do jetë buxheti i rrënimit ekonomik. "Uli taksat për investimet e luksit, hotelet me 5 yje. Në gjithë botën një nga rrugët e pastrimit të parave është ndërtimi, hotelet luksoze, për të gjithë të tjerët do rrisë taksat dhe do fusë biznesin në TVSH. Tjetra është projekti 1 mld euro, tenderat e shkollës, spitaleve do jenë koncesione për të pastruar paratë e drogës. Do u jepen disa kompanive për të pastruar paratë e drogës", tha kreu i PD duke shtuar se "Buxheti 2018 duhet të administrohet nga Prokuroria, FBI, DEA si një provë ligjore për paratë e drogës së Edi Ramës?.