Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Radhë të gjata u krijuan të hënën nga mëngjesi deri në orët e pasdites, në pikën kufitare në Kapshticës në Korçë. Dhjetra automjete qëndruan për orë të tëra në pritje për të kaluar drejt Greqisë. Shkak për situatën u tha se është puna me orë të reduktuara e palës greke. Situata u normalizua vetëm në orët e pasdites ndërsa qytetarët të lodhur nga kjo problematikë e përsëritur apeluan për zgjidhje.
Pala greke bëhet shkak përsëri për radhë të gjata në pikën kufitare të Kapshticës në Korçë.
Prej orëve të mëngjesit të së hënës, deri pasdite vonë, dhjetra automjete qëndruan në pritje për të kaluar kufirin drejt Greqisë.
Shkak për situatën këtë herë, sipas burimeve u bë puna me orë të reduktuara nga pala greke.
Të lodhur nga kjo situatë e përsëritur ndër vite, qytetarët kanë bërë apel për zgjidhje pasi shprehen të lodhur nga pritjet e gjata në temperatura të ulta.
Për më shumë lexoni në: http://ora.cingerr.com/article/serish-rradhe-emigrantesh-ne-kapshtice-pala-greke-punon-me-ore-te-shkurtuara