Ora News – Ekzekutimi i inxhinierëve të Maliqit, mes viktimave të komunizmit një kroate shtatzënë

Ora News Emisione 2018-05-08

Views 5

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Autoriteti për Hapjen e Dosjeve të Sigurimit do të nxjerrë të vërteta mbi ekzekutimet komuniste të grupit të inxhinerëve të Maliqit.

E vërteta mbi këtë ngjarje do të vijë për publikun me 22 nëntor, në përvjetorin e ekzekutimit të tyre.

Kryetarja e Autoritetit, Gentiana Sula, zbuloi në intervistën e mbrëmjes në Ora News se mes viktimave ka qenë dhe një grua kroate shtatzënë.

Sula: Pothuajse çdo muaj kemi zbardhur materiale arvivore duke filluar me dosjen e parë të Musine Kokalarit, Kasimatit, dosjen e ekzekutimit të deputetëve. Me datën 22 është përvjetori i ezekutimit të inxhinierëve të Maliqit, edhe aty kemi mbeldhur materialet arkivore foto dhe pamje filmike të cilat i dixhitalizojmëe dhe këto do ti publikojmë. Rasti me inxhinierët do të bëhet në bashkëpunim me Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, na rezulton se kanë qenë inxhinierë shumë të shquar, vepra e tyre për tharjen e kënetës ka qenë e suksesshme, megjithatë kjo nuk e pengoi regjimin që ti sakrifikojë në emër të terrorit dhe prishjes me Perëndimin. E trishtueshme është se mes inxhinierëve është dhe një zonjë kroate e cila ka qenë dhe shtatëzënë në momentin që është ekzekutuar. Janë edhe dy inxhinierë italianë.

Sula sqaroi më tej punën e një viti të këtij institucioni, e cila sipas saj është pëqëndruar në indentifikimin e arkivave të Sigurimit dhe grumbullimin në një të vetme.

Ajo shtoi se një pjesë e mirë e materialeve janë marrë në dorëzim, teksa vuri theksin tek dixhitalizimi i tyre.

Sula: Gjatë këtij viti kemi hulumtuar ku janë arkivat e Sigurimit, i kemi identifikuar dhe kemi marrë një pjesë të madhe, jemi në proces të marrjes në dorëzim të këtyre arkivave. Na rezulton që arkivat janë në vende të ndryshme, pjesa kryesore është në tre arkiva në Tiranë por një pjesë e madhe është e shpërndarë qoftë nëpër rrethe, nëpër gjyqësor në arkiva rrethesh. Kryesorja është grumbullimi i arkivave fizikisht. E mira është ti sjellin të punojmë më mirë. Janë rreth 1500 regjistra, 250 kartela, të gjitha kanë nevojë të bëhen bashkë, të organizohen sipas një logjike të asaj kohe, ta ribëjmë mozaikun për t?ua dhënë studiuesve, individëve dhe sintitucioneve që ti përdorin.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/ekzekutimi-i-inxhiniereve-te-maliqit-mes-viktimave-te-komunizmit-nje-kroate-shtatzene

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS