Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pas reportazhit të emisionit ?La Lene? mbi realitetin e fëmijëve që mbledhin krim në Bulqizë qëndron një gazetar shqiptar.
Taulanti, i cili është pjesë e redaksisë së ?La Lene? prej një viti tha në një inervistë për emisionin ?360 Gradë? tha se idenë gazetares Martineli ia kishte dhënë pikërisht ai duke e njohur këtë realitet.
Taulanti hodhi poshtë dhe pretendimet e kryeministrit Rama se në reportazh janë përdorur pamje arkive.
Ai tha se filmimet janë realizuar në tetor 2017 për gati tre ditë, 14-15-16 tetor.
Nëse emisioni investigativ ka pasur një rast të ngjashëm reagimi nga krerë shtetesh, Taulanti foli për dy të tilla, një prej tyre qeveria e Bosnjes për një investigim ku qeveria boshnjake rezultonte e përfshirë në trafikim armësh.
Intervista në 360 Gradë
Taulanti: Reportazhi ishte një kërkesë e imja së bashku me gazetaren Martineli që i bëmë drejtuesve të redaksisë. Duke qenë shqiptar e njihja këtë realitet prej vitesh por mora spunto nga një reportazh i vonë që pashë nga mediat ndërkombëtare dhe ia propozuam emisionit. Kemi ardhur në Rinas me datë 13 tetor rreth orës 12:30 dhe jemi nisur direkt për në Bulqizë. Në datë 13 në darkë kemi filuar të marrim kontaktet me banorët dhe me 14 dhe 15 kemi bërë punë intensive gjatë gjithë ditës në terren deri në darkë. Me 16 tetor paradite kemi bërë diçka të mbetur, ka qenë e hënë. Janë tre ditë xhirime.
Për më shumë lexoni në:
http://ora.cingerr.com/article/ideatori-i-reportazhit-te-bulqizes-360-grade-asnje-pamje-arkive-xhiruam-ne-tetor