Report TV - Postet shtetërore ku punojnë familjarët e kryebashkiakëve

Report TV 2018-05-09

Views 1

Familjarët e krerëve të disa bashkive rezultojnë të punësuar në poste dhe pozicione të rëndësishme të administratës publike. Shqiptarja.com, zbulon emrat e bashkëshorteve dhe fëmijëve të kryebashkiakëve, të punësuar në administratën publike, shpeshherë edhe në konflikt interesi, për shkak të punësimit në organe në varësi të njësive vendore. Familjarët e pushtetarëve vendorë preferojnë drejtimin e kopshteve, punë në ujësjellësa, biblioteka, në Bankën e Shqipërisë, QKZ, Albpetrol, drejtoritë arsimore etj. Filloreta Topçiu, bashkëshortja e kryebashkiakut të Maliqit, Gëzim Topçiu, është drejtore kopshti po në Maliq. Kopshti është në varësi të bashkisë. Bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë së Belshit Arif Tafani, zonja Eli Tafani, është drejtoreshë e Kopshtit Nr. 1, Elbasan.

Ndërkaq, Sonila Sinaj, bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë së Beratit, Petrit Sinaj, punon pranë Bankës së Shqipërisë. Në këtë të fundit janë punësuar edhe familjarë ministrash, ish-ministrash, deputetësh, gjyqtarësh, prokurorësh etj. Ndërsa bashkëshorti i kryetares së Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi, Fran Mjeda, punon në KESH. Bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë së Fierit Armando Subashi, zonja Irena Subashi, deri në vitin 2015 punonte po në Bashkinë e Fierit

Share This Video


Download

  
Report form