Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
I nxitur prej një përplasje të kryeministrit Edi Rama me redaksinë e Le Iene në Itali, pas një reportazhi për fëmijët që grumbullonin krom në Bulqizë, emisioni 360 Gradë i Artur Zhejit në Ora News hapi një debat krejt të ri, për një nga zonat më të lëna mënjanë në Shqipëri.
Tre deputetë të Dibrës, Dhurata Çupi PD, Përparim Spahiu LSI dhe Ilir Beqja PS, bashkë me zëvendësministrin e Transporteve Artan Shkreli dhe gazetarët Bledi Koka e Denis Dyrnjaja, të ftuar në emision sollën në vëmendje kombëtare problemet e qarkut dhe banorëve të tij, ndërsa pjesë të debatit u fokusuan të miniera e kromit në Bulqizë dhe rruga e Arbrit.
Gjatë debatit nuk munguan shkëmbimet e ashpra të akuzave, kryesisht mes depuetëve Beqaj-Spahiu, për hashashin dhe shëndetësinë në zonë.
Në fund të emisionit deputetja e PD Çupi tha se madje ata prisnin zgjedhje të parakohshme.
Po ashtu në lidhje të drejtëpërdrejtë nga Milano gazetari shqiptar Taulant Kopliku, i TV italiane "Le Iene", përgënjeshtroi pretendimet e kryeministrit se reportazhi ishte bërë me pamje të vjetra. Kopliku shpjegoi me detaje internerarin e grupit të xhirimit."
Per me shume lexoni ne http://www.oranews.tv/emisionet/360grade/italianet-sulmojne-dibren-pse