http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
2018 do të jetë viti kur Bashkimi Europian pritet të vendosë çeljen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë. Zëvendëspresidentja e Komisionit Europian, njëherësh dhe Përfaqësuese e lartë e BE për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Federicha Mogherini pas takimit me ministrin Ditmir Bushati, e konsideroi si vitin e mundësisë së artë. Por kërkoi vijimin e reformave, sidomos në drejtësi. Zyrtarja e lartë e BE-së nuk komentoi mbi hetimet e nisura ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri, por tha se respekton punën e gjyqësorit. Ndërkohë që Bushati foli për hapësirat që mazhoranca socialiste i ka dhënë Prokurorisë të hetojë. Zv/Presidentja e KE-së u kujdes të sqaronte se përse Serbia dhe Mali i Zi konsiderohen si pararojë në procesin e zgjerimit, duke lënë pas Shqipërinë. Deklaratat u mbajtën pas punimeve të Këshillit të Stabilizim Asociimit mes Shqipërisë dhe BE-së, ku u vlerësua progresi në plotësimin e prioriteteve të vendosura Shqipërisë nga Komisioni Europian.