Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Genti Sejko kërkoi përpara komisionit të Ekonomisë që qeveria të jetë e kujdesshme me koncesionet të njohura si Partneritet Publik-Privat.
Kreu i BSH-së shprehu shqetësimin lidhur me detyrimet potenciale që do të vijnë në buxhet nga këto projekte.
BSH tërheq vëmendjen dhe sa i takon ruajtje së deficitit buxhetor si dhe bën thirrje për shpërndarje s me të njëtrajtshme të organizimit të shpenzimeve buxhetore gjatë vitit.
Sejko: Pr/buxheti i vitit 2018 merr parasysh rreziqet që burojnë nga zgjerimi i projekteve të PPP duke vendosur kufi mbi vlerën totale të këtyre projekteve dhe duke detajuar paraprakisht listën e këtyre projekteve të reja gjatë vitit
BSH sugjeron vlerësimin e mundësisë së përfshirjes së një kufiri të sipërm të përgjithshëm mbi vlerën totale të PPP-ve në ligjin organik të buxhetit të shtetit.
Ky opsion do të desiplinonte në terma afatgjatë vëllimin total të kontraktuar të këtyre projekteve dhe do të ishte në linjë me dispozitat e këtij ligji mbi kufirin maksimal që shërbimi i këtyre skemave zë në shpenzimet e buxhetit të vitit.
Për më shumë lexoni në: http://ora.cingerr.com/article/sejko-qeverise-kujdes-me-programet-e-partneritetit-publik-privat