Ora News – Sindikatat e invalidët: Jemi të perjashtuar nga fondet e 2018

Ora News Lajme 2018-05-09

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Përfaqësuesit e Sindikatave dhe grupeve të interesit denoncojnë faktin se projekt-buxheti i vitit 2018 nuk parashikon fonde për nevojat e tyre.

Deklarata e përfaqësuesve të këtyre organizmave, u bë në seancën dëgjimore në Komisionin e Shëndetësisë.

Ndërkaq Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale parashikon një Fond Social në nivel lokal për nevojat e individëve me aftësi të kufizuara.

Këta fundit thanë në Komision se deri më tani nuk kanë pasur mjete ndihmëse për personat me aftësi të kufizuara dhe as ndihmë financiare për ta.

Kol Nikolla: Kemi kërkuar dhe do të vazhdojmë të kërkojmë për rritje pagash dhe pensionesh në terësi, veçanërisht rritje të pagës minimale me 30%, rritje pensionesh me 15%.

Ndrek Ismilaj: Të paktëm tash 19 vjet që unë jam bërë paraplegjik, Qeveria shqiptare nuk hap asnjë fond megjithëse e ka të sanksionuar me ligj, VKM, për të pajisur para e Tetraplegjikët me mjete ndihmëse lëvizëse dhe prej 18 vitesh unë akoma nuk kam marrë një karrocë, por jemi bërë si lypësit nëpër kisha e xhamia, apo donatorë të ndryshëm. Por që ne zgjidhim vetëm rastin e përkohshëm të atij problemi.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/sindikatat-e-invalidet-jemi-te-perjashtuar-nga-fondet-e-2018

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS