Të shtëna me armë zjarri te zona e "Astirit" në Tiranë, pranë Unazës së Re.
Mësohet se ka qenë një telefonatë e banorëve të zonës që ka sinjalizuar policinë se disa persona kanë qëlluar me armë. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policie, ndërsa banorët bëjnë të ditur se ka mbetur një person i plagosur nga të shtënat.