Ora News - Buxheti 2018, qeveria parashikon më shumë investime,nuk ka rritje pagash

Ora News Lajme 2018-05-09

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Të ardhurat në buxhetin e shtetit për vitin 2018 do të jenë 464.2 miliardë lekë. Ndërkohë në bazë të tabelave të buxhetit nuk pritet që të ketë rritje të pagave dhe pensioneve për vitin e ardhshëm por vetëm indeksim të tyre.

Qeveria parashikon që të mos ketë rritje të borxhit publik i cili pritet të ulet me 2.5% .Për infrastrukturën rrugore është përcaktuar një buxhet prej 15.3 mld lekë me rritje krahasuar me një vit më parë .Por për të përfunduar projektet Qeveria ka parashikuar 8 kontrata të të reja të karakterit Partneritet Publik- Privat për vitin 2018.

Në projektbuxhetin për vitin e ardhshëm infrastruktura mban peshën kryesore për të cilën parashikohen 6 projekte që kapin një vlerë prej 140.6 miliard lekësh.

Për më shumë lexoni në:
http://ora.cingerr.com/article/buxheti-2018-qeveria-parashikon-me-shme-investimenuk-ka-rritje-pagash

Share This Video


Download

  
Report form