Çështja e ish-ministrit Saimir Tahiri është bërë pjesë e debateve të forta në seancën e sotme plenare. Ka qenë kryedemokrait Lulzim Basha që e ka përmendur disa herë, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se po mbron Tahirin, teksa nuk flet për akuzat ndaj këtij të fundit si i përfshirë në trafikun e drogës. Në kundërpërgjigje ndaj tij, Rama ka bërë një deklaratë të fortë, teksa ka vënë përballë rastin e tij me Tahirin dhe atë të Berishës kur ishte kryeministër me Bashën.
Shefi i ekzekutivit deklaroi nga foltorja e Kuvendit se nuk e bën dot për asnjë bashkëpunëtor të tij atë që ka bërë Saliu për Bashën, kur shmangej nga drejtësia me raporte mjekësore. Ai tha prerë se çështja e Tahirit është nën hetim dhe se duhet të përgjigjet para drejtësisë kushdo që prek në dërrasë të kalbur.