Basha gjeagjeze Ramës: Cila është kompania e "heroines" që mori 20 mln € tenderë në Elbasan

Report TV 2018-05-09

Views 0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha foli sot në Kuvend për një kompani në Elbasan e cila sipas tij po hetohet për trafik ndërkombëtar të heroinës, por që ka marrë 90 tenderë me vlerë 20 milionë euro.

Kreu i PD nuk përmendi emrin e kompanisë, por iu drejtua Ramës se mund të pyeste kryebashkiakun e Elbasanit për këtë çështje. "Cila kompani në Elbasan ka përfituar 90 tendera 20 mln euro. Kush e ka këtë kompani? Pyete Qazon se ta thotë. Kjo kompani që merr gjithë këto tendera me firmë qeverie, është pjesë e hetimit ndërkombëtar sepse përbën një nga nyjet e infrastrukturës së heroinës. Po këtë e di? Po raportin e KiE e lexove para tre ditësh? Apo e kemi futur ne në xhep edhe Këshillin e Europës ku thuhet se paratë pastrohen përmes kontratave qeveritare dhe sistemit financiar", tha Basha.

Share This Video


Download

  
Report form