Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ndërsa në Kuvend po diskutohet buxheti i shtetit për vitin 2018, kritikat nuk i kanë kursyer as përfaqësues të mazhorancës.
Deputeti social, njëherësh dhe Ministër i Diasporës, Pandeli Majko, u ndal tek rritja e pensioneve.
Për Majkon, Ministria e Financave duhet të ndryshojë formulën e përllogaritjes së rritjes së pensioneve, pasi rritja me 10% në gjykimin e tij nuk do të thotë asgjë për pensionistët.
Me këtë rritje, tha Majko, një pensionist merr një kofshë pule.
Majko: ?Duke përfituar dhe nga largimi i kolegut tim Ahmetaj, sepse i kam dhënë fjalën që nuk do të flas me rezerva për çështje të buxhetit, si kur rrisim pagat dhe pensionet. Ata të Ministrisë së Financave i kanë qejf, i rrisin me përqindje, thonë 10%.
Tani 10% e pagës sonë i thonë një darkë, 10 % e pagës së një pensionisti i thonë një kofshë pule, për të mos thënë nga ata këmbët e pulës përpara. Mbase është momenti që në këtë drejtim ne të shkëputemi pak nga teknika e përqindjeve pasi tek pensionistët kjo nuk është vetëm çështje përqindjesh.
Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/rritja-e-pensioneve-majko-te-rishihet-10-eshte-nje-kofshe-pule-pensionistin