Fijet politike të krimit dhe vrasjet " />
Fijet politike të krimit dhe vrasjet "/>

'360 gradë' - "Pse nuk zbulohen vrasjet e bujshme apo kanë sfond politik?"

Ora News Emisione 2018-05-09

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Fijet politike të krimit dhe vrasjet e pazbardhur u debatuan në 360 Gradë të Artur Zhejit
Vrasjet e pazbuluara dhe lidhjet e politikës me krimin e organizuar ishin tema e debatit të së enjtes në mbrëmje në 360 Gradë të Artur Zhejit në Ora News.

Debati preku disa prej kirmeve më të dhushme dhe më shokuese në vend, ndërsa nuk munguan ndërhyrjet edhe nga familjarë të viktimave të dhunës prej krimit, që ende mbeten pa përgjigje.

Të ftuarit, Genc Gjokutaj, avokat dhe gazetarët Erli Murati, Bledian Koka, Sokol Bregu, Anduena Llabani, e Kastriot Myftaraj, shpjeguan sipas tyre arsyet e mos zbardhjes së krimeve.

Live në trasmetim drejtuesi Artur Zheji, mori një mesazh nga të afërm të familjes së gjykatësit të vrarë Skerdilajt Konomi, i cili denoncoi mosveprimin e drejtësisë e cila ka lënë pa autorë edhe krimin mostruoz, ndanj një gjykatësi.
?Mirëmbrëma z.Zheji, është plotësisht e vërtetë ajo që tha gazetari Erli Murati. Dosjet e deponimit të Julian Sinanaj është mbajtur për 6 muaj e mbyllur në sirtarin e prokurorit të çështjes që nuk është e lehtë të zbulohet kush ishte në atë kohë, apo është e lehtë dhe kur është pyetur oficeri gjyqësor?, shkroi i afërmi i gjykatësit.

Ne emision po ashtu u trajtuan gjërësisht vrasjet e dhunshme të Artan Santon, oficerit të policisë Artan Cuku dhe një sërë krimesh të tjera që kanë shokuar Shqipërinë. Gazetari Bledi Koka tha në trasmetim se rikthimi i çështjes së Artan santos në temë debati bëhej sepse kjo e fundit tha ai është rifutur në agjendë për tu zbardhur.

Koka tha se pas krimit ishin ?peshqit e mëdhej? që kërkon drejtësia shqiptare. ?Është rihapur sepse krijimi i taskforcës kërkon kapjen e peshqve të mëdhenj dhe peshqit e mëdhenj do të dalin edhe nga çështja e Artan Santos. Unë mund të them një gjë, që për këtë cështje vërtet policia dështoi në pjesën e parandalimit ama nuk ka dështuar në pjesën e identifikimit të personave?.

Ndërkohë Sokol Bregu tha se problemi i vrasjeve të mëdha ishte fakti që drejtësi nuk kalonte dot nga dorasi apo ekzekutuesi të porositësi. Avokati Gjokutaj e cilësoi këtë një urë që prishej pas krimit, duke shpjeguar se kjo e bënte mjaft të vështirë zbardhjen e krimeve të rënda

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS