Sot në seancën gjyqësore për vrasjen e ish-oficerit Artan Cuku i pandehuri ka kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë me një masë më të lehtë dhe lirimin nga burgu.
Avokati i Shallarit, Vladimir Cjapi tha se Shallarit i rrezikohet jeta ndaj është kërkuar që seanca të zhvillohet pa praninë e mediave dhe të publikut, kërkesë e cila është pranuar nga gjykata dhe për ruajtje të sekretit hetimor.
Seanca vazhdon me dyer te mbyllura.
Shallari kerkon ti hiqet arresti dhe ti caktohet detyrim paraqitje, ndërsa Prokuroria kërkon që të mbetet në fuqi arresti, pasi sipas saj është ADN-ja ajo që implikon Shallarin si vrasës së Artan Cukut, ndërsa vetë Shallari ka pohuar se e ka pronuare se e ka kryer krimin për shkak të frikës.