Ora News – Buxheti 2018, Vasili:Qeveria miratoi një projekt armiqësor për qytetarët

Ora News Lajme 2018-05-09

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Vetëm disa orë pas miratimit në parlament, Lëvizja Socialiste për Integrim e ka cilësuar buxhetin për vitin 2018 një projekt armiqësor për qytetarët. Sipas Vasilit, qeveria shpërndau miliona euro për bizneset dhe asgjë për qytetarët. Në lidhje me pyetjen nëse do ti bashkohet protestave të PD-së, kreu i grupit parlamentar tha se e rëndësishme mbetet aleanca me qytetarët.

Lëvizja Socialiste për integrim e ka cilësuar buxhetin për vitin e ardhshëm një projekt armiqësor për qytetarët. Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, prezantoi tre propozimet e kësaj force politike, ndërsa tha se qeveria po mendon vetëm për të larë borxhet e bizneseve.

Vasili: Dje përfundimisht në të gjithë mënyrën sesi u konceptua buxheti dhe çfarë ai u demonstroi shqiptarëve u bë shumë e qartë që qeveria dhe pasanikët e mëdhenj të saj u vendosën përfundimisht në njërën anë dhe të tërë shqiptarët e thjeshtë dhe të zakonshëm u vendosën në anën tjetër.

Pyetjes nëse do ti bashkohet Partisë Demokratike në protesta, kreu i grupit parlamentar të LSI-së u përgjigj:

Vasili: Sot me mirëkuptimin tuaj do të vazhdojmë të qartësojmë fare mirë se çfarë po ndodh me paratë e shqiptarëve, reagimi publik në Kuvend realisht ishte shumë i fortë në të gjitha format dhe të gjitha mënyrat jo thjesht si reagim. Pyetja tashmë, ju nuk më keqkuptoni, tradicionale është shumë e fortë.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/buxheti-2018-vasiliqeveria-miratoi-nje-projekt-armiqesor-qytetaret

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS