Report TV - Ekskluzive/Si u zhdukën 4 komandot shqiptarë në Angli

Report TV 2018-05-09

Views 1

Report TV ka mundur të sigurojë detajet se si mundën 4 efektivët e forcave komando të dezertojnë duke qëndruar në Angli. Kanë qenë 11 forca komando që janë nisur në drejtim të Anglisë në fillim të muajit Tetor 2017 të ftuar nga Ministria Britanike e Mbrojtjes për të marrë pjesë në një stërvitje në formën e një gare njohur si testi me emrin ?Patrulla Cambrian?.
Në këtë test kanë marrë pjesë më shumë se 1000 ushtarë britanikë dhe ushtarë nga ushtritë e 28 vendeve të botës mes tyre edhe nga Shqipëria. Testi është organizuar nga Brigada 160, dhe komanda ushtarake e Uellsit në bazën Brecon.

Një burim nga Forcat e Armatosura i tha Report TV se ?Shqipëria kishte kohë nuk merrte pjesë në këtë test por ishte këmbëngulja e Ambasadës Britanike në Tiranë që bëri të mundur pjesëmarrjen e komandove shqiptarë?.

I njëjti burim theksoi se 4 ushtarakët nga Batalioni i Këmbësorisë në Zallherr Aleksandër Shkulaku, Ylber Tokli, Reni Ajazi dhe Klevis Lamkaj një ditë përpara largimit nga Uellsi kanë kërkuar leje për të dalë nga baza Brecon e vizituar qytetin e Kardifit.

Leja i është aprovuar por ata nuk janë kthyer më në bazë. Kreu grupit të 11 ushtarakëve shqiptarë menjëherë ka njoftuar autoritetet e bazës Brecon dhe Ministrinë e Mbrojtjes. Kërkimet e policisë ushtarake në Uells kanë rezultuar të pasuksesshme.

Nga hetimet paraprake rezulton se 4 ushtarakët shqiptarë nuk kanë përdorur trenin për tu larguar nga Uellsi por dyshohet se një i afërm i tyre ka shkuar dhe e i ka marrë me makinë për ti çuar në qytetin e Birmingemit në Angli.

Share This Video


Download

  
Report form