Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
PD vijon ta quajë check up një aferë korruptive të qeverisë Rama. Në një dalje për mediat deputetja Albana Vokshi tha se qeveria i ka dhënë biznesit që ka marrë shërbimin e ekzaminimit shëndetësor 4 milionë euro për rreth 250 mijë analiza që nuk janë bërë asnjëherë dhe do të vazhdojë ti japë edhe 7 milionë të tjera.
Albana Vokshi: "Check up është më korruptivi, sepse vetëm për dy vitet e para të konçesionit të check up-it, pa përfshirë 2017-ën, klientja e Edi Ramës, Vilma Nushi, ka marrë nga buxheti i shtetit rreth 4 milionë euro për rreth 250 mijë analiza të pabëra asnjëherë. 1,7 milionë euro në 2015-ën dhe 2.3 milionë euro në 2016-ën, siç tregohet edhe në tabelën e Fondit të Kujdesit Shëndetësor."
Për më shumë lexoni në: http://ora.cingerr.com/article/check-upi-pd-vilma-nushi-do-te-vazhdoje-te-paguhet-7-milione-euro-ne-vit