Ora News – Rama në Kurbin, inspekton investimet në tre institucione të arsimit

Ora News Lajme 2018-05-09

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Tre institucione arsimore të Kurbinit, shkolla 9-vjeçare, gjimnazi i qytetit si dhe kopshti numër 1 kanë marrë një pamje të re dhe ofrojnë të gjitha kushtet e nevojshme pas rikonstruksionit.

Në ditën ndërkombëtare të fëmijëve Kryeministri zgjodhi të jetë mes fëmijëve të këtyre shkollave.

Prej 20 vitesh, kërkesa për investime në kopësht kishte rënë mesa duket në vesh të shurdhët.

Drejtoresha e kopështit tregoi tmerrin që kishin kaluar vogëlushët, midis të cilave edhe një betejë me flakët.

?Ky është kopshti më i madh në rrethin Kurbin. Ishte në gjendje të amortizuar. Ishim copë-copë, gropa-gropa. Dilnin minjtë nga gropat. S?kishim ujë. S?kishim drita. U dogjëm. 6 muaj përpara se të bëheshin punimet ne u dogjëm. Thirra zjarrfikësen. Kemi shpëtuar fëmijët nga dritaret. Na u bë kjo godinë shumë e mirë, me të gjitha kushtet, me ngrohje, me ujë, me salla ngrënieje. Kemi sallat e ngrënies, sallat e mësimit. Vijmë me dëshirë në punë?.

Ndërkohë shkolla 9-vjeçare ?Gjin Pjetri?, e harruar prej 57 vitesh, qëkurse është ndërtuar dhe pa ambiente të mirëfillta mësimore didaktike, tashmë i është nënshkruar rikonstruksionit të plotë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/rama-ne-kurbin-inspekton-investimet-ne-tre-institucione-te-arsimit

Share This Video


Download

  
Report form