Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kosova mbylli të dielën zgjedhjet lokale, ndërsa vijon ende numërimi i votave speciale. Për analistin Ben Andoni zgjedhjet kanë krijuar një konfigurim të ri politik.
Në intervistën e mbrëmjes në Ora News, Andoni nënvizoi se PDK ka marrë një goditje të madhe, e cila ka nisur që prej kur në krye ishte zoti Thaçi. Ai tha se në terësi PDK merr vota, por goditjen e ka marrë në votën cilësore që ndan mandatin.
Ben Andoni: Zgjedhjet në aspektin politik kanë treguar një konfigurim të ri të spektrit politik kosovar. Ashtu siç ndodhi në zgjedhjet e përgjithshme, PDK arrin që në masën e përgjithshme të popullsësisë kosovare të ketë masivitetin por kur flitet për votën cilësore atë që ndan mandatin, dhe në këtë rast që ndan komunat, PDK ka pësuar një goditje shumë të madhe, ashtu siç ka pësuar dhe LDK. Strukturat e PDK në Kosovë kanë marrë vendimin sot jo vetëm për të bërë një analizë por për të bërë një rishikim të gjithë formacionit të partisë. Inercia e rënies së PDK ka filluar që në kohën e Thaçit kur ishte njeriu kryesor. Por PDK megjithëse ka marrë sinjale gjatë gjithë këtyre kohëve, ata jo vetëm nuk kanë reaguar por deri në fund besonin tek elektorati i tyre bazik, njerëzit e lidhur me luftën, njerëzit që kanë lidhje me masën e kuadrove të tyre. Dhimbja e PDK në këto zgjedhje përveç asaj që nuk e artikulojnë, humbjet për shkak të strukturave të ndryshme, është dhe krijimi i koalicioneve kundër tyre në balotazh.Sot ekspponentë të tyre kanë dalë realisht kundër këtyre formacioneve që janë kapur gjithë kohën pas PDK për kredo politike dhe i kanë braktisur në momente më interesante dhe vendimtare për zgjedhjet.
Drama më e madhe e PDK ishte humbja e bastionit në Prizren, të cilin e ka quajtur edhe si Jeruzalemin e saj.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/zgjedhjet-lokale-ne-kosove-andoni-goditje-pdk-humbi-dhe-jeruzalemin