Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Të dhënat e policisë së Fierit tregojnë për një rënie të aksidenteve fatale në rang qarku! Por aksi Fier-Lushnje mbetet problematik, pasi rreth 50 % e aksidenteve në këtë rrugë kombëtare shkaktohen nga shpejtësia tej normave të lejuara.
Aksi Fier-Lushnje mbetet një nga rrugët ku shpejtësia vijon të vrasë pavarësisht forcimit të masave nga ana e policisë rrugore.
Sipas të dhënave të policisë 50% e aksidenteve të shënuar në këtë aks gjatë vitit 2016 janë shkaktuar nga shpejtësia.
Artan Osmani: Nga analiza e aksidenteve rrugore, 50% e aksidenteve kanë ndodhur për shkak të shpejtëisë. Kemi patur 50 raste të humbjes së kontrollit të mjetit, të dalë nga rruga ku në disa raste janë përfshirë edhe me humbjen e jetës.
Por në total Bilanci i policisë rrugore Fier flet për 30 aksidente më pak në krahasim më vitin e kaluar
Artan Osmani: Edhe në nivel qarku, kemi ulje të përgjithshme të numrit të aksidenteve, ku kemi rreth 30 më pak se vitin e kaluar. Këto kanë ardhur si rezultat i shtimit të masave në ato njolla të errëta që kanë qenë në akset rrugore.
Përdorimi i pijeve alkoolike, shpejtësia tej normaleve të lejuara dhe rripi i sigurimit janë në fokus të kontrolleve të policisë që në Fier vetëm përgjatë nëntorit ka vendosur mbi 4500 masa administrative.
Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/siguria-ne-rruge-ne-aksin-fier-lushnje-50-e-aksidenteve-nga-shpejtesia