90 familje në qytetin e Vlorës jetojnë në kushte skandaloze .Banesat e tyre në kabinat e plazhit të vjetër ndodhen mes lagështirës, ujrave të zeza dhe mbeturinave.
Fëmijët që jetojnë në këto kabina janë të rrezikuar për ditë nga infeksionet e ujrave të zeza. Banorët shprehen të irrituar pasi kanë 27 vite që jetojnë në to dhe askush nuk është përkujdesur për gjendjen e tyre në të cilën jetojnë, pavarësisht se kërkesat kanë qenë të vazhdueshme.
"Kemi 27 vite që jetojmë në këto kushte, siçe sheh, tërhiq e mos e këput", shprehen banorët.
Banorët të cilët jetojnë në kabinat e plazhit thonë se kanë bërë kërkesa të vazhdueshme në bashki për banesa sociale, por deri tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje.
"Kam rreth 12 vite që jetoj këtu, janë rreth 90 familje në të treja godinat, është shumë e vështirë të jetohet këtu", thotë njëri prej banorëve.
Kushtet e vështira ekonomike kanë bërë që banorët të cilët jetojnë në kabina most ë kenë asnjë mundësi për të pasur një strehë më të mirë, shpresa për ndihmë nga shteti tashmë është shuar. E vetjma shpresë për ta mbetët ndonjë mrekulli nga zoti.