Gjykata e Apelit lë në qeli Nazer Seitin, i njohur si financieri i grupit kriminal “Habilaj”

Report TV 2018-05-09

Views 1

Për herë të katërt drejtësia shqiptare ka vendosur të lërë në qeli Nezar Seitin, i njohur si financieri i grupit kriminal ?Habilaj?, të cilët së bashku me ish ministrin e brendshëm Saimir Tahiri janë të dyshuar për trafik droge dhe korrupsion.
Këtë mërkurë, ishte gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda, që rrëzoi kërkesën e Seitit për të fituar lirinë duke lënë në fuqi masën e dhënë ndaj tij një javë më parë.

Ndaj Seitit rëndon edhe masa e sigurisë arrest me burg me nga 20 ditë afat, për qëllim ekstradimi masë kjo e dhënë nga shkalla e parë e dhomës penale në tiranë.

ReportTv ka siguruar një kopje të këtij vendimi dhënë më datë 10 nëntor 2017, ku siç shihni prokuroria sqaron se deri më 1 nëntor 2017 pala italiane s?ka sjell kërkesën e plotë për ekstradim dhe kërkon zgjatjen e arrestit.

Sipas hetimeve të prokurorisë së Catanias dhe asaj Shqiptare Nezar Seiti dyshohet se është pjesë e një grupi kriminal që trafikonte drogë nga Shqipëria drejt Italisë.

Share This Video


Download

  
Report form