Ndryshe nga ç?jemi mësuar ta shikojmë, artisti Robert Aliaj shfaqi një tjetër dimension në studion e ?Rudina?.
Teksa fliste për vajzën e tij Gala e cila tashmë është 12 vjeç, Aliaj nuk i mbajti dot lotët. Ai tha se ka dobësi për fëmijët dhe se me vajzën dhe me djalin e tij ka qenë shumë fanatik madje shtoi se kur ata ishin të vegjël ai ngrihej natën dhe i ushqente.
?Unë isha para një jave në Bruksel, por nuk është malli ai që e bën këtë gjë. Mua më mer malli për të edhe kur është në shkollë për 8 orë dhe e pres me padurim. Unë kam shumë dobësi për fëmijët dhe në veçanti për fëmijët e mi. Që në ditën e lindjes unë kam qenë një fanatik dhe konservator i frikshëm, edhe natën unë do i jepja biberonin, do i tundja, nuk e di çfarë dimensioni ishte, por unë punoja gjithë ditën dhe rrija zgjuar gjithë natën, ata janë një lumturi e vërtetë. Thonë që vajza i ngjan mamasë së saj por për mua është një mrekulli që më ka bërë të jetoj dhe i lutem Zotit që jetoj sa më shumë që t?i hap asaj rrugën me sa të mundem. Unë jam bërë me vajzën time si ata pleqt që s?kanë asgjë për të bërë dhe presin mbesat. Unë e vë në gjumë, e zgjoj në mëngjes, e çoj në kurs piano dhe ndërkohë që ajo është në shkollë unë pikturoj. Po ashtu kur Kristi ishte i vogël bëja të njëjtën gjë, por tani ai është rritur dhe kemi edhe konflikte por i sheshojmë në një gotë verë?, tha Aliaj.
Ai foli po ashtu edhe për marrëdhënien me bashkëshorten me të cilën rrëfeu se ka rreth 30 vite bashkëjetesë.
?Unë kam 30 vite bashkëjetesë me Mimozën, jam dashuruar me të që në klasë të parë. Për shumë vite e kisha model femëror. Ajo erdhi në studion time dhe kërkonte një shoqe dhe unë e futa brenda dhe aty shkëmbyem puthjen e parë?, tha Aliaj.