“Ju flet Moska”: Nafta produkt pa markë është krim ekonomik - Ora News

Ora News Emisione 2018-05-09

Views 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Emisioni ?Ju flet Moska? i Kastriot Myftaraj denoncoi shitjen e naftës pa markë nga rafineria e Ballshit, apo ARMO, në treg.

Myftaraj deklaroi se shitja e një produkti pa markë është krim ekonomik dhe si i tillë ftoi prokurorinë të hetojë këtë çështje.

Kastriot Muftaraj: Është një e vërtetë e thjeshtë ajo që çdo produkt duhet të ketë një markë.Është dhe detyrim ligjor. Nëse në çdo dyqan lagjeje në periferi apo dhe në fshat do të ketë shishe me ujë pa etiketa që tregojnë markën e fabrikës që e ka prodhuar, kuptohet markë e certifikuar dhe regjistruar, organet tatimore do ti konfiskojnë, do gjobitin personin që ishte dhe në rast përsëritje do të marrin masa më të ashpra.

Por në Shqipëri ka një biznes prej qindra milionë eurosh në vit që bën tregti pa asnjë markë të regjistruar në bashkëpunim të plotë me qeverinë, të gjitha organet ligjzbatuese dhe kontrolluese. Është pikërisht rafineria e naftës në Ballsh ku sot pati një shpërthim si për të na kujtuar këtë problematikë.

Në foto në dy anët shikoni dy Ministra që kanë futur në mes qytetar amerikan që në SHBA është penalizuar duke u përjashtuar nga të gjitha pjesmarrjet, tendera shtetërorë për shkak të shpërdorimeve që ka bërë dhe borxheve që ka. Ky person erdhi vjet në Shqipëri me një kompani të krijuar në offshore në ishujt Virxhinë, me këtë kompani mori në përdorim ARMO-n në Ballsh. Midis këtij dhe Ahmetaj në foto është një person që dihet se është zotëruesi i vërtetë i kompanisë me bekimin e Ramës.

Kemi një ligj në fuqi, ligji 8450 dt 24 shkurt 1999 për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre. Ligji është ndryshuar disa herë, herën e fundit është ndryshuar në mënyrë rrënjësore me ligjin 71 të vitit 2014, është ndryshuar nga shumica parlamentare e sotme. Sipas ligjit në fuqi me të cilin duhet të veprojë dhe rafineria e Ballshit, stacionet e shitjes së karburanteve duhet të vërtetojnë me dokumentacionin përkatës që produktin apo shërbimin që ofrojnë i përket markës që reklamojnë.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/ju-flet-moska-nafta-produkt-pa-marke-eshte-krim-ekonomik

Share This Video


Download

  
Report form