http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tre ish-zyrtaret e lartë të policisë, Jaeld Cela, Gjergj Kohila dhe Sokol Bode, të akuzuar nga Prokuroria e Krimeve te Renda per përfshirje ne trafikun e drogës, janë arratisur.
Pak orë pas urdhër ndalimeve dhe vendimit të gjykatës për arrestimin e tyre, policia organizoi kontrolle për prangosjen e tyre, por ata nuk janë gjetur në shtëpi.
Shërbimi i çështjeve te brendshme në polici sqaroi operacioni, u zhvillua në banesat dhe vendet ku dyshohej se mund të strehoheshin personat e mësipërm, por nuk u bë e mundur gjetja dhe ndalimi i tyre.
Megjithatë, policët sekuestruan prova materiale, të konstatuara si me vlerë për hetimet e mëtejshme dhe që i janë dërguar Prokurorisë për Krimet e Rënda.
Por si u arrit deri në vendimet për arrestimin e ish-oficerëve të lartë?
Një ditë më parë, rreth orës 10:30 minuta, policia mori nga Prokuroria e Krimeve te Rënda dy urdhra-ndalimi dhe një vendim të Gjykatës për Krimet e Rënda, për masë sigurie në mungesë ?Arrest në burg?.
Urdhër-ndalimet ishin nxjerrë për tre oficerë.
Jaeld Çela, ish-Drejtor i Policisë së Vlorës, është liruar nga detyra dhe i nxjerrë në dispozicion që prej muajit prill 2017. Ai dyshohet për ?kultivim të bimëve narkotike? dhe ?trafikim të narkotikëve?, të kryer në bashkëpunim në formë të posaçme të grupit të strukturuar kriminal.
Gjergj Kohila, ish-shef i Sektorit Kundër Krimit të Organizuar në Vlorë, liruar nga detyra dhe nxjerrë në dispozicion që prej muajit maj 2017; i dyshuar për të njëjtat vepra penale.
Ndërkohë, vendimi i Gjykatës ne mungese për masën e sigurisë ?arrest në burg? është nxjerrë për Sokol Boden, ish-shef i Postës së Policisë Kufitare Dhërmi. Ai është pezulluar nga detyra në 25 Tetor 2017, si i dyshuar për trafik droge dhe krijim të grupit kriminal.
Mësohet se këta ish- zyrtare te policisë kane qene bashkëpunëtore te vëllezërve Habilaj ne trafikimin e lendeve narkotike.
Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur procedurat administrative për nxjerrjen e urdhrave të përjashtimit për këta ish-oficerë.