Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetarja e Lëvizjes së Gruas për Integrim shfrytëzoi një dalje për mediat për të falenderuar gratë që morën pjesë në konventën kombëtare të LSI-së për të folur për atë që e quajti situatë të rënduar të lidhjes së politikës me krimin
Gjosha tha se këto lidhje kanë prekur dhe financat e familjeve shqiptare.
Klajda Gjosha: Kishte shumë arsye që ajo sallë ishte e mbushur plot dje. E para sepse duhet ti jepet fund lidhjeve të politikës me krimin dhe e dyta sepse situata financiare është kthyer në një dhimbje të madhe për çdo familje shqiptare.
Gjosha tha se dhe shpresa e fundit që ishte buxheti i 2018 ka për qëllim rrënimin e situatës ekonomike.
Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/lsi-buxheti-2018-shtyn-te-varfrit-drejt-varferise-me-ekstreme