Report TV - Karpen, burri vret gruan me thikë, pamje të banesës ku ndodhi krimi

Report TV 2018-05-09

Views 1

Krim në familje në Kavajë, burri ka vrarë gruan me thikë pas një debati në familje. Autori është Sami Metushi 50 vjeç, viktima Sose Metushi, ndërsa ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Karpen. Goditjet me thikë kanë qenë fatale për gruan, e cila ka humbur jetën në vend, ndërsa burri është arrestuar menjëherë nga policia.
Burri ka pranuar krimin, por nuk është marrë në pyetje për shkak të gjendjes së rënduar. Çifti mësohet se kishte konflikte të shpeshta, ndërsa sipas burimeve të Report Tv sherri kishte nisur, pasi burri e kishte akuzuar gruan se nuk i kishte bërë rrobat dhe bukën gati. Gjendja ka agravuar dhe burri e goditi me thikë disa herë.

Familja Metushi kishte ardhur nga Librazhdi disa vite më parë, ndërsa kanë 5 fëmijë. Në momentin e ngjarjes në banesë ka qenë vetëm djali i vogël, ndërsa dy vajzat jo. Çifti kishte edhe dy djem në emigracion. Banorët e zonës thonë se familja ishte e qetë dhe se nuk kishin pasur konflikte me askënd.

Share This Video


Download

  
Report form