Report TV - Ekskluzive/Reforma e Ujit nis nga institucionet publike dhe buxhetorët

Report TV 2018-05-09

Views 0

Aministrata publike dhe buxhetorët të cilët spaguajnë detyrimet ndaj ujësjellës kanalizimeve rrezikojë të procedohen penalisht dhe të humbasin vëndin e punës.

ReportTv ka siguruar ekskluzivisht një shkresë të një prej drejtorive të ujësjellës kanalizimeve në vend ku i kërkon institucioneve publike të shlyejnë detyrimet nëse kanë si dhe të njoftojnë punonjësit për të njëjtën gjë. Shkresa nis me përmbajtien se ?të gjithë klientët e Ujësjellës Kanalizimeve kanë detyrim ligjorë të paraqiten pranë shoqërisë me qëllim shlyrjen e detyrimeve që rrjedhin nga faturat e palikujduara të ujit të pijshëm?.
Në rast të mos shlyrjes së këtyre detyrimeve në mënyrë vullnetare Ujesjellës Kanalizimet paralajmëron se ?do të fillojë ekzekutimi i detyrueshëm dhe ndjekia penale ndaj klinetëve debitorë?. Afati për shlyrjen vullnetare të debive nga institucionet publike dhe të punësuarve në shtet sipas kësaj shkrese ka qenë afati 20 nëntor i këtij viti.

Prej tre ditesh ka nisur aplikimi i masave ligjore ku çdo debitorë do të procedohet penalisht në polici dhe prokurori sipas nenit 159 të kodit penal, përkatësisht për veprën penale të ?shkatërrimi i rrjetit të ujësjellësit?. Pak javë më parë më 30 tetor 2017 kryeministri i vëndit Edi Rama prezantoi reformën e ujit ku paralajmëroi dhe ndëshkime për ata që abuzojnë me këtë pasuri kombëtare.

Share This Video


Download

  
Report form