Banorët e fshatit Fterrë në rrethin e Sarandës, megjithëse ndodhën vetëm 10 km larg bregdetit, ndihen të harruar. Kjo për faktin se rruga që të çon për në fshatin e tyre është totalisht e amortizuar. Që prej ndërtimit të saj, kjo rrugë nuk ka pasur asnjë ndërhyrje ndërsa gjendja e saj është shumë e keqe. Dikur në Fterrë jetonin më shumë se 250 familje, ndërsa sot aty jetojnë vetëm disa familje te moshuarish.
?Fterra është një fshat i bukur, kushdo që ka ardhur ka folur mirë për fshatin, por nuk ka të rinj që ta mbajnë fshatin, ne jemi të gjithë pleq. Rrugë nuk ka, kur sëmuremi nuk shkojmë dot të marrim ilaçet?, thotë banorja.
Të rinjtë janë larguar nga fshati pasi infrastruktura rrugore i ka detyruar të marrin një vendim të tillë. Një e moshuar shprehet se i ka marrë malli të shikojnë fëmijë në fshat.
?Ky fshat është shumë i prapambetur, xhade nuk ka, ,makina s?ka, zotër nuk kemi që të kujdesen për ne. Kanë ikur të gjithë, nuk ka më fëmijë, na vjen sevda të shohim një fëmijë të vogël ose të rritur?, shprehet njëra nga banoret e Fterrës.