Ora News – Palmat në autostradë zëvendësohen me pisha, investimi 3.3 miliardë lekë

Ora News Lajme 2018-05-09

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Brenda muajit dhjetor 600 pisha do të mbillen në vend të palmave përgjatë segmentit të parë të autostradës Tiranë-Durrës. Kjo do ti kushtoj bashkisë së Tiranës 3.3 mld lekë.

Veliaj: Mbjelljen me pisha të buta të brezit të gjelbër të dy krahëve të autostradës mbikalim Kamëz deri tek mbikalimi i Kasharit. E pranojmë që palmat nuk ishin një zgjidhje për t?i mbijetuar temperaturave. Nëse do t?i përfundonim përpara vitit të ri do të ishte një situatë ideale.

Projekti i cili parashikohet në buxhetin e bashkisë së Tirana nxiti debate të ashpra në mbledhjen e këshillit Bashkiak.

Akil Kraja, këshilltar i PD: Ky është një vendim që na vendosen krahas një vendimi tjetër skandaloz i cili është ai prej 2.5 mln eurosh për të zëvendësuar palmat në autostradë me pisha.

Nuk ishte e vetmja pikë në të cilën këshilltarët e PD dhe ata të Ps u përpalësën me njëri-tjterit. Kur u diskutua për projektin "Të bëjmë detyrat e shtëpisë", që përfshinë 4 shkolla, mësim dhe ushqim deri në orën 17 të pasdites, opozita ngriti pikëpyetjet për kateringun dhe përdorimin e imazheve të fëmijëve.

Veliaj: Fëmijët të vazhdojnë të rrinë në mësim, tu jepet edhe dreka në shkollë. Të kenë mundësi që me një mentor të bëjnë detyrat e shtëpisë dhe të përgatiten për të nesërmen në shkollë.

Çollaku: Fëmijët nuk mund të bëhen objekt dhe subjekt i një eksperimenti social. Ky është vetëm një kompilim i një ideje projekti të shpallur publikisht nga PD.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/palmat-ne-autostrade-zevendesohen-me-pisha-investimi-33-miliarde-leke

Share This Video


Download

  
Report form