Report TV - Pamje nga shfaqja "Lukrecia Borgia"

Report TV 2018-05-09

Views 2

Teatri Kombëtar ka marrë merr pjesë për herë të parë në edicionin e 20-të të festivalit ?Mettre en scène? në Renne të Francës me dramën ?Lukrecia Borxhia?.
Trupa e Teatrit Kombëtar e përbërë nga aktorët: Luiza Xhuvani, Artan Imami, Xhino Musallari, Vasjan Lami, Indrit Çobani, Lulzim Zeqja, Genti Deçka, Gent Hazizi e Marsel Rupi më 10 nëntor ka dhënë shfaqjen para publikut francez.

Duartrokitjet dhe ovacione e shumta shoqëruan trupën shqiptare. pas këtij suksesi gazeta prestigjoze ?Libèration? ka dërguar gazetarët e saj në Tiranë për të intervistuar protagonistët e këtij projekti teatror.

Një pjesë të mirë të këtij artikulli e zë figura e aktores kryesore të shfaqjes, Luiza Xhuvani për të cilën shprehen:? Në interpretimin e Luiza Xhuvanit, 53 vjeç, është dhimbja e brendshme dhe brishtësia që të tërheq dhe jo histeria?.

Share This Video


Download

  
Report form