Partia Demokratike ka sulmuar ish-zv.ministren e Brendshme, aktualisht deputete e PS në Kuvend, Elona Gjebrea, pas të dhënave të sistemit TIMS, ku rezultonte se kjo e fundit kishte udhëtuar me makinën e Habilajve, bashkë me ish-ministrin Saimir Tahiri.
Deputetja e PD, Dhurata Çupi, deklaroi në një dalje për media se Gjebrea ka udhëtuar më shumë se njëherë me makinën e grupit kriminal, i cili akuzohet për trafik ndërkombëtar droge.
?Elona Gjebrea ka udhëtuar më shumë se një herë më makinën e Habilajve. Gjebrea sot duhet të përgjigjet: ?A ndjen përgjegjësi morale e politike për lulëzimin e drogës në Shqipëri? Është koha që ajo të përballet me përgjegjësitë e veta?, tha Çupi.