Report TV - Lobimi 1 mln $ i PD reagon përsëri Balla: Të sqarohet pse paratë nuk janë deklaruar

Report TV 2018-05-09

Views 0

Pas deklaratës së Partisë Demokratike në lidhje me akuzat që i bëheshin për 1 mln dollarët e përdorura për lobim në SHBA, deputeti i PS Taulant Balla ka reagur duke thënë se jemi para një skandali të rëndë ku gjendet e përfshirë vula dhe emri i PD.
Balla shkruan se rezultonë pagesa prej1 milion dollarë që PD i ka nisur vetëm tek kompania e lobingut në SHBA dhe mosdeklarimi i tyre përbën vepër penale mbi të cilat ngrihen akuza dhe për të cilat Lulzim Basha duhet të përgjigjet personalisht.



"Partia Demokratike nuk e mohoi që i ka paguar 1 milion dollarë një kompanie të huaj për lobing. Madje, sot konfirmuan që 1 milion dollarë janë paguar, të kontrolluara sipas ligjeve të shtetit ku funksionon ajo kompani e huaj", shkruhet në deklaratën e Ballës.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS