Diego dhe Andoni e kanë sfiduar fatin e tyre. Adoleshentët e talentuar në muzikë nuk shohin botën që i rrethon, por kjo nuk i pengon aspak të luajnë në piano, të shkruajnë tekste për këngë dhe të jenë nxënësit më të mirë në shkollë.
Jeta për ta nuk ka qenë e thjeshte, por thonë se muzika u jep forcë dhe nuk do ta braktisin kurrë.
Janë njohur shumë vite më parë në shkollën "Ramazan Kabashi", ku ende dhe sot takohen për të punuar për projektet e reja.
?Nënë? është kënga e parë që të dy djemtë kanë krijuar.
Do të marrin pjesë në festivalin e Shkodrës me një këngë që e kanë shkruar për tu dhënë kurajo të gjithë fëmijëve që dorëzohen nga problemet që jeta ka rezervuar.
Mesuese Desdemona është e para që e ka zbuluar talentin e dy të rinjve. Me shumë punë dhe vullnet, ajo u ka mësuar se si të luajnë në piano e të këndojnë dhe pse për fëmijët e verbër është shumë e vështirë.
"Nuk kemi kushtet e përshtatshme, por punojmë shumë".
Psikologja e shkollës i njeh dy djemtë prej 6 vitesh, ajo tregon se janë rritur aty dhe janë shumë socialë shpesh herë ndihmojnë për të marrë vendime të rëndësishme.
Diego dhe Andoni na tregojnë se e pëlqejnë teknologjinë dhe ata duhet të mësojnë përmendësh çdo komandë në telefonin e tyre.
Për ta jeta është shumë e bukur dhe kështu e mbase një ditë do t'i shohim në skenat botërore falë talentit që kanë.