Ora News -Digjet “Audi” gjatë natës, pronari nga Tirana ia kishte lënë në ruajte kunatit në Vlorë

Ora News Lajme 2018-05-09

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një tjetër automjet është përfshirë nga flakët në qytetin e Vlorës, ndërsa dyshohet se zjarrëvënia ishte e qëllimshme.

Ngjarja është regjistruar në zonën e Ujit të Ftohtë rreth orës 01 e 45 minuta të së dielës, ndërsa automjeti ndodhej i parkuar pranë banesës së shtetasit Julian Malaj,personi i cili mbante në përdorim automjetin tip Audi me targa AA 163 RX.

Pronar i mjetit është shtetasi Gentjan Rukaj banues në Tiranë, ndërsa Malaj i cili ka në përdorim një lokal të vogël në zonën e Ujit të Ftohtë është kunati i Rukajt.

Burime nga policia kanë konfirmuar se automjetit mund ti jetë hedhur një sasi lëndë djegëse në pjesën e përparme të tij, çka ka shkaktuar më pas edhe djegien e mjetit në pjesën përpara por edhe në brendësi të tij. Ndërkohë hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarje

Njoftimi i policisë:

Më datë 26.11.2017, rreth orës 01:45, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë se në lagjen ?Uji i Ftohtë?, ka marrë flakë një mjet.

Policia dhe shërbimi zjarrëfikës kanë shkuar pranë vendit të ngjarjes ku kanë bërë të mundur edhe shuarjen e flakëve.

Nga verifikimi paraprak ka rezultuar se mjeti tip ?Audi? është në pronësi të shtetasit G.R.,banues në Tiranë por ia ka lënë në ruajtje dhe e mban në përdorim kunati i tij shtetasi J.M., 25 vjeç, banues në Vlorë.

Për shkak të flakëve të zjarrit mjeti ka marrë dëmtime plotësisht në pjesën e përparme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Për më shumë lexoni në:
www.oranews.tv/article/digjet-audi-gjate-nates-pronari-nga-tirana-ia-kishte-ne-ruajte-kunatit-ne-vlore

Share This Video


Download

  
Report form