Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Policia ka vënë në pranga një person nga Vlora i cili ishte shpallur në kërkim për disa vepra penale. Në prangat e policisë u vu shtetasi Blendo Alikaj 32 vjeç nga Vlora. Ai u kap në një lokal në zonën e Astrit në Tiranë teksa ishte duke pirë kafe.
Sipas policisë 32-vjeçari është autori i një plagosje të trefishtë në 4 janar të këti viti.
Gjithastu Alikaj dyshohet se është autori i ngjarjes së 3 nëntorit 2016, i cili ka qëlluar me automatic në Vlorë.
Alikaj po ashtu në datën 18 maj 2017 në zonën e ?Jonufrit? ka shtrënguar me kanosje një shtetas për dhënien e një shumë lekësh.
Policia sqaron se i arrestuari ka qenë i dënuar më parë.
Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/kapet-i-forti-i-vlores-shikoni-momentin-e-arrestimit-teksa-ishte-duke-pire-kafe