Tinka Kurti, aktorja e madhe e skenës shqiptare rrëfeu miqësinë e gjatë me kompozitorin.
?Nuk jam e gëzuar të flas për Sandrin sot. Është një dhimbje shumë madhe, për familjen e tij, për mua, për ju dhe për gjithë popullin shqiptar.
Unë nuk e kam thirrur asnjëherë Aleksandër, por Lalo. Unë kam shkuar në shtëpinë e tij disa herë brenda javës, dhe sapo shkoja më thoshte dëgjoje pak muzikën time në piano. Sapo bëhesha me ik, ai më thoshte që do rrish për drekë edhe pse ishte shumë herët. Unë kam qenë e pranishme në të gjitha gëzimet dhe hidhërimet e tija?. Vendi i tij i preferuar ka qenë Piqerasi dhe aty ndiheshe shumë mirë", tregoi mes lotës artistja Tinka Kurti.